29 Qershor, 2019

Sot është një femër e famshme, por ja si dukej Almeda Abazi kur ka qenë e vogël (FOTO)


Almeda Abazi duket se është bërë paksa nostalgjike, pasi ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, një fotografi kur ka qenë e vogël.

Në foton e postuar në “Instastory”, ish-Miss Shqipëria shfaqet në vitet e para të jetës dhe që atëherë ka qenë e bukur.

Bukuroshja shqiptare shfaqet e veshur me kominoshe të verdha dhe në kokë mban disa lule në të njëjtën ngjyrë. Edhe pse e vogël ajo ka ditur të pozojë mjaft mirë dhe duket si një fëmijë kopertinash.

Ndërkohë kujtojmë se në maj të këtij viti, Almeda u bë nënë për herë të parë e një vogëlushi të quajtur, Efehan.

© Panoramaplus.al