14 Shkurt, 2022

‘Sot është një ditë e re e preferuar për mua’, Aurela Basha ndan foton e veçantë për Shën Valentin


Teksa shumë figura publike, por jo vetëm kanë shpërndarë urimet e veçanta për të dashurit e tyre të zemrës për 14 Shkurt, një i tillë nuk ka munguar as edhe nga Aurela Basha.

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela ka uruar sot Shën Valentinin në një  foto të veçantë që e shpërndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mua”- shkruan Aurela në postimin e saj në Instagram.

© Panoramaplus.al