29 Dhjetor, 2021

“Sot u zgjova nga mallkimet e një gruaje për fëmijët e mi”- “Shpërthen” Arbana Osmani: Urrejtja do të dëmtojë ty si nënë dhe të…


Prezantuesja, Arbana Osmani ka “shpërthyer” ndaj mesazheve me përmbajtje urrejtje që i dërgojnë në rrjetet sociale.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo është shprehur se mëngjesin e sotëm është zgjuar me mesazhe mallkimi për dy djemtë e saj. Dhe për ironi, shkruan moderatorja, gruaja që e ka mallkuar mban në profil foto me fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, shkroi Arbana Osmani, pa zbuluar mesazhet me mallkime që sipas saj ndjekësia i kishte dërguar.

 

Të shumë janë personazhet publike, të cilët marrim mesazhe negative dhe ofenduese nga ndjekësit e tyre, ku shpesh herë i “demaskojnë” dhe përpiqen që ti japin një mësim.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al