6 Nëntor, 2018

“Sot do të festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes”, miqtë kujtojnë Adelën me dedikime prekëse


Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhemani, e cila ndërroi jetë pas një infarkti kongjestiv në zemër. Miqtë e saj më të ngushtë e kujtojnë shpesh atë nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

E një gjë të tillë e kanë bërë edhe sot, pasi Adela do të festonte ditëlindjen e saj të 32. Miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho nuk resht së treguari se sa i mungon.

Ai ka treguar se me rastin e ditëlindjes së saj, miqtë kanë vendosur ta kujtojnë me këngë, ashtu siç ajo do donte.

“Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë!”, shkruan gazetari Eraldo Rexho.

Gjithashtu edhe mikja e saj, balerina e njohur Isida Mollaymeri e ka kujtuar gazetaren nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” ku shkruan emrin e saj dhe “ditëlindja jote Adela”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al