Në fillim të këtij muaji, këngëtarja e njohur Soni Malaj, mbajti një recital në Amfiteatrin e Tiranës. Së fundmi ajo ka rrëfyer detaje të hollësishme rreth këtij recitali.
Gjatë një interviste në emisionin “Trokit”, Soni ka treguar se është përballur me një moment aspak të këndshëm, i cili për pak ka bërë që ajooni të ndalonte së kënduari.

Po flasim për një surprizë që ishte planifikuar për këngëtaren gjatë kohës kur ajo do performonte që lidhej me efektin e dëborës. Teksa Soni po këndonte këngën “Ndarja”, ajo tha se një top shkume sapuni i është futur në grykë.
“Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Ishte futur një top në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti ndërkohë që unë kisha për të kapur një notë akute dhe thoja, oh Zot. Thoja me vete duhet të bëj çdo gjë, por jo ta ndaloj. Mua më ka ndihmuar pafund publiku sepse publiku po e këndonte në të njëjtën kohë me mua. Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje unë kam edhe një video në Instagram ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni imagjino”, tregoi Soni.
© Panoramaplus.al

