24 Tetor, 2019

Soni Malaj feston ditëlindjen! E dini sa vjeç mbushi këngëtarja?


Një ditë më parë këngëtarja e njohur, Soni Malaj festoi ditëlindjen. 38 vjetori i lindjes e gjeti në punë këngëtaren.

Por miqtë e saj nuk e kanë harruar këtë ditë dhe kanë menduar ta surprizojnë.

Ata i sollën shampanjë dhe tortë. Këtë surprizë Soni ka menduar ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Ajo gjithashtu ka përshkruar edhe rrugëtimin e saj artistik i cili nuk ka qenë i lehtë por i bukur dhe i suksesshëm.

“Ditelindja sot me gjeti ne “pune”,ne ate ambjent,ku krijohet arti muzikor,me miq te dashur,qe me kane qendruar prane,qe kur kam qene ne fillesat e mija artistike,ku kryesorja ishte muzika,talenti dhe puna e palodhshme.Pas artit te bukur,te cilin e zgjodha si pasqyre te shpirtit tim,pashe edhe anet e erreta,zhgenjimet,deshperimet,lotet,por ne fakt,kuptova qe ky ishte rrugetimi i drejte artistik,PA KOMPROMISE.Ju falenderoj miq,kolege,dashamires te muzikes time,fansa ,per urimet e perzemerta.Zoti me dhente force dhe shendet per t’ju sjelle gjera sa me te bukura.Ju dua ❤️”, shkruan ajo në krah të videos në ‘Instagram’.

© Panoramaplus.al