Ndërsa sot (19 shtator) po mbahen nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth, ne jemi kthyer pas në vitet e hershme të monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe.

Një ndër periudhat e jetës së Mbretëreshës që mbetet mister është kur ishte shtatëzanë. Ndonëse solli në jetë 4 fëmijë, Mbretit Charles III, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, ajo nuk u fotografua kurrë me barkun e rrumbullakosur.
Kjo pasi në protokollet mbretërore thuhet qartë që ndalohet shfaqja në publik shtatëzënë apo për të folur rreth kësaj.

Shtatzënia shihej si një tabu në atë kohë. Ashtu si njerëzit e thjeshtë, anëtarët e familjeve mbretërore gjithashtu e konsideronin shtatznëninë, “diçka që duhet mbrojtur”.
Mirëpo si arriti Mbretëresha që ndonëse 4 herë shtatëzënë, sot të mos ekzistojë asnjë foto e saj në rrjet me barkun e rrumbullakosur?

Në ndryshim nga Princesha Diana, Kate Middleton apo Meghan Markle, Mbretëresha nuk u kuptua kurrë kur ishte shtatzënë. Në fillim ajo e fshihte duke veshur bluza të gjera apo pallto. Më pas në muajt e fundit, Elizabeth përpiqej të qëndronte larg jetës publike.
Në vitin 1948, gjatë shtatzënisë së saj, Pallati Buckingham njoftoi: “Lartësia e saj Mbretërore Princesha Elizabeth nuk do të ndërmarrë asnjë angazhim publik pas fundit të qershorit”. Mbreti Charles III lindi më 14 nëntor 1948.
Kujtojmë që Mbretëresha u nda nga jeta më 8 shtator dhe në vend të saj në fron kaloi djali i saj, Charles III.
© Panoramaplus.al
