27 Gusht, 2020

“S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti”- Andrra Destani i dedikon fjalët e ëmbla Sinan Hoxhës në 5 vjetorin e martesës


Kanë kaluar 5 vite që kur Andrra Destani dhe Sinan Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Dhe në përvjetorin e martesës, Andrra Destani i dedikoi këngëtarit fjalët më të ëmbla.

Ajo shprehet se në këto 5 vite ka “dëshmuar çdo ditë pa kursim lumturinë e përjetshme”.

Ndërsa shprehet se për sa kohë Sinan Hoxha është “streha” e saj nuk i trembet asnjë dallge të jetës.

“5 vite me pare, ne altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi te përjetshme, te cilën e dëshmoj çdo dite pa kursim. Kemi bekimin e Zotit, per ajrin e dashurisë qe frymojmë dhe rrjedhën e pafundme te çasteve qe se bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime qe kurrë s’do te venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallge e jetës, sa kohe streha ime je ti!

Jemi festa e jetës se njeri-tjetrit, gëzuar dashuri!❤️”– shkroi ajo në një postim në Instagram, që e shoqëroi me disa foto nga dasma e tyre.

Ndonëse koha kalon, dashuria mes tyre nuk është zbehur. Çifti, që janë prindër të një djali, duken më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al