Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë dje prindër për herë të parë.
Çifti i aktorëve u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ema.

Në një postim në Instagram, pas lindjes Jonida shkruan se akoma nuk i kanë pushuar lotët e lumturisë.
Ndërsa e konsideron dashurinë për vajzën të një tjetër dimensioni.
“Nuk me pushojnë akoma lotët e lumturisë! Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni! Një jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, Emi jone ❤️ Por mbi gjithçka FALEMINDERIT ZOT për këtë mrekulli ndjesi me te cilën me bekove????????”- shkroi aktorja, duke e shoqëruar postimin me një foto ku shihet dora e Emës që ka kapur dorën e babait të saj.

Lajmi për ardhjen në jetë të Emës u bë i ditur nga Besniku në një postim në rrjetet sociale.
Ai postoi një foto nga materniteti ndërsa shikonte tek krevati i vajzës së tij.
/Panoramaplus.al


