
Kanye West po mban zi për vdekjen e rreme të ish-armikut të tij Pete Davidson pas ndarjes së ish-yllit të “Saturday Night Live” nga Kim Kardashian. Dizajneri i Yeezy ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times”(me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.
Gjithashtu u vu në shënjestër armiku tjetër i West-it, Kid Cudi me një nëntitull që lexonte, “Kid Cudi donte të këndonte në funeral, por kishte frikë mos i hidhnin shishe”. Një ironi për interpretuesin e “Pursuit of Happiness” i cili u largua nga skena në festivalin ‘Rolling Loud’ muajin e kaluar në Miami pasi fansat i hodhën objekte. Ky është i vetmi postim që shfaqet në llogarinë e tij – tani për tani.

Reperi i “Flashing Lights” e quajti Davidson “Skete” gjatë gjithë lidhjes së tij me Kim. West ‘ e varrosi të gjallë’ Davidson në videoklipin e tij muzikor për këngën “Eazy”. West sulmoi gjithashtu 28 vjeçarin në një tjetër video për të njëjtën këngë, këtë herë ndërsa aktori kishte veshur një kapuç ku shkruhej “Skete”. Tre ditë më parë mediat e huaja raportuan se Kim dhe Pete ishin ndarë pas nëntë muajsh lidhje.
“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,” tha një burim i afërt me yllin e Kardashian për ‘Page Six’. “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”

Një burim tjetër tha se diferenca enë moshë e dyshes ndikoi gjithashtu. “Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju Jork, ose kudo që të jetë në një moment, por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”
Kardashian dhe Davidson kishin filluar të takoheshin në nëntor të 2021 mes divorcit të saj nga West, me të cilin ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
© Panoramaplus.al
