Aktori Jake Gyllenhaal pranoi publikisht se ka pasur ndjenja për Jennifer Aniston gjatë xhirimit të filmit “The Good Girl”, në vitin 2002.

Sipas “Page Six”, 40-vjeçari foli për aktoren gjatë një interviste për “The Howard Stern Show” dhe pranoi se për të ka qenë i vështirë filmimi i skenave të seksit me Aniston.
“Xhirimi i skenave të seksit ishte torturë. Por gjithashtu nuk ishte torturë. Dua të them që ishte si një përzierje e të dyjave. Çuditërisht, skenat e dashurisë janë të vështira, sepse ndoshta 30 apo 50 njerëz e shikojnë atë?
Kjo nuk më bën që të përfshihem. Çuditërisht çdo gjë është mekanike. Dhe gjithashtu është një kërcim, sepse po kërcen për një aparat fotografik.”,- tha ai.

Në vitin 2016, Gyllenhaal zbuloi për herë të parë dashurinë që ndjen për yllin e “Friends”.
“Ajo është e ashpër. Është kaq e vështirë ta komplimentosh. E kam dashur për vite me radhë. Dhe të punoja me të nuk ka qenë e lehtë. Ishte e bukur,”- tha ai në atë kohë.

Aktualisht, Gyllenhaal është në një lidhje me modelen Jeanne Cadieu, ndërsa Aniston kohët e fundit tha se është gati të dalë sërish në takime romantike me meshkuj.
Aniston u martua me Brad Pitt në vitin 2000 dhe u nda në vitin 2005. Më pas, u martua me Justin Theroux në 2015-ën dhe u nda në 2017-ën.


