23 Shkurt, 2022

“S’ke lënë djalë pa dalë”/ Plas debati në emision mes Arjan Konomit dhe konkurrentes së Për’Puthen: I bie që unë jam e përdalë?


Në puntatën e sotme të emsionit “Për’puthen”, u transmetua një takim i pazakontë ku njëri nga konkurrentët “braktisi” Alesia Hoxhën, vajzën me të cilën kishte dalë. Në studio u diskutua rreth rrugëtimit të kësaj të fundit ku njëra nga konkurrentet, Mikela Pupa i tha se “i ka dalë situata jashtë kontrollit” dhe se po bën një lojë.

Komenti i Mikelës solli një debat të fortë në studio mes saj dhe opinionistit Arjan Konomi. Ai i tha se Alesia ka të drejtë të takojë djem të ndryshëm pa lënë vend për dyshime, ashtu siç ka bërë Mikela për 6 muaj në program. Ky koment nga ana e tij solli një reagim të ashpër nga ana e konkurrentes.

Pjesë nga debati:

Arjani: Vetëm ty nuk të dëgjoj dot që jep leksione se me kë s’ke dalë.

Mikela: Çfarë ke o Arjan. Unë jam në pikën që pëlqej një djalë.

Arjani: Kemi 6 muaj që të durojmë ty e që dëgjojmë histerizmat e tua. Ke që në 2 shtator që s’ke ke lënë djalë pa dalë.

Mikela: Për çfarë kam ardhur këtu, të flas me ty? Nuk kam ardhur këtu të bëj shoqëri me ty, kam ardhur të njoh djemtë. Nuk të marr leje ty, kur të dua dal. Mënyra si thua ti s’ke lënë pa dalë, i bie që unë jam e përdalë.

Arjani: Ti manipulon ndonjë nga djemtë këtu jo mua. Se të thaës që s’ke lënë djalë pa dalë, nuk thashë që je e përdalë.

Në takimin e sotëm, Bledi i sqaroi Alesias se nuk mendon që do të ketë vazhdimësi mes tyre dhe pasi i dha një përqafim, ai i tha se duhet të largohet duke ndërprerë kështu takimin.

Bledi: Nga impakti i parë gjithçka është ok, por ndjej dhe diçka. Kam intuitë nëse me një person do të vazhdojë diçka apo jo. Fatit nuk i dihet.

Alesja: Koha është në dorën tënde. Në një kohë të shkurtër kam kaluar shumë gjëra. Kam dëgjuar që gocat thonë se je i njëjtë me të gjitha, por mendoj se ke filluar të kesh ndjenja për Efin.

Bledi: Është diçka tjetër që të diskutoj diçka tjetër. Kur mora vesh që më ke ftuar në takim, nuk është se nuk më ke pëlqyer, por nuk mendoj se do të ketë diçka në vazhdimësi.

Alesja:Më vjen mirë që ma bën të qartë që në fillim. Më mirë ta di se si qëndron ti.

Bledi: Nëse do e bëja me ra në sy, do të refuzoja por zgjodha të pranoj takimin që të vij e ta sqaroj.

Alesja: Shpresoj ta gjesh veten aty ku ti e ndjen. Nuk ka qenë mundësia dhe koha e duhur që të të ftoja më para dhe gjërat mund të kishin shkuar më ndryshe.

 

© Panoramaplus.al