Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, rezultoi me COVID-19, disa ditë më parë. Lajmi u bë i ditur nga Pallati mbretëror ‘Buckingham Palace’, ku nëpërmjet një deklarate tregojnë se Mbretëresha për momentin ka simptoma të lehta të ngjashme me të ftohurën.

Pavarësisht se monarkja 95-vjeçare feston Jubileun e saj Platinum këtë vit, duke shënuar 70 vjet në fron, viti 2022 mesa duket pati një fillin të vështirë për të. Përveç pengesës së saj të fundit shëndetësore, Mbretëresha po merret edhe me disa skandale të familjes mbretërore, duke përfshirë akuzat e Princit Andrew me për abuzim seksual, një hetim për bamirësinë e Princit Charles pas akuzave për para dhe largimin e 2020 Princi Harry dhe Meghan Markle .
“Është një periudhë e keqe për monarkinë. Unë nuk kam njohur një kohë kaq të trazuar si kjo.”- thotë një burim i brendshëm i pallatit.
Ndërsa një tjetër ka shtuar: “Thjesht duket se gjërat po vijnë njëra mbas tjetrës për Mbretëreshën. Kjo do të shkaktojë një dëm. Mbretëresha nuk e ka më shokun e saj më të besuar“,- referuar bashkëshortit të saj, Princit Philip, i cili ndërroi jetë në prillin e vitit të kaluar.
“Ka një ndryshim midis të qenit vetëm dhe të qenit i vetmuar,” thotë burimi i brendshëm i pallatit. “Cilat do qofshin simptomat e Covid-19, kur ndiheni i dobët, është vërtet e vështirë të përballeni me problemet e tjera.”
Megjithatë, Mbretëresha mbetet e vendosur edhe në mes të kohërave të vështira. Mbretëresha “është stoike dhe mendërisht e fortë”, shton insajderi. Stresi kumulativ së bashku me moshën e saj ka ndikuar në gjendjen e mbretëreshës e cila zakonisht është shumë e gjallë. Vetëm javën e kaluar, ajo bëri shaka se “nuk mund të lëvizë” ndërsa bëri gjeste me bastunin e saj gjatë një takimi personal.

Ajo gjithashtu nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në një nga aktivitetet e saj të preferuara të kohës së lirë, e cila është kalërimi. Mbretëresha Elizabeth nuk ka hipur në kuajt e saj të dashura gjatë muajve të fundit për shkak të problemeve.
“Në të kaluarën, një nga gjërat që ka qenë gjithmonë një mënyrë për të përballuar është të jetë fizikisht aktive,” thotë historiania Amanda Foreman, autore e Pallatit Buckingham të Mbretëreshës Victoria .
“Shqetësimi i saj kryesor do të jetë të rikthehet në formë luftarake për të nisur festimet e jubileut”, thotë burimi i brendshëm.


