23 Maj, 2019

Skandali i mashtrimit, Loredana jep lajmin e keq: Isha duke pritur me padurim, por tani është…


Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka vendosur që të anulojë të gjitha koncertet për shkak të hetimeve që po bëhen ndaj saj, pas akuzave të një çifti zviceran.

Loredana akuzohet për zhvatje, kërcënim e mashtrim ndaj çiftit zviceran, duke i marrë 700 mijë franga.

Duke qenë se hetimet nga Prokuroria e Luzernit po vijojnë, reperja ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Ajo publikoi një video, ku u shfaq duke folur në gjuhën gjermane dhe u kërkoi ndjekësve falje e gjithashtu edhe mirëkuptim nga ana e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana) on


“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet për këtë vit. Natyrisht, unë isha duke pritur me padurim për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresoj se ju do të keni mirëkuptim për këtë. Tani duhet të qartësoj disa gjëra gjëra dhe të mbledh veten sërish. Sapo të qartësoj gjërat, unë do festoj sërish me ju”, u shpreh 23-vjecarja në videon 4-minutëshe.

Momentalisht ndodhet pranë bashkëshortit dhe vajzës së saj, por pritet që Prokuroria të marrë një vendim për cështjen e saj.

© Panoramaplus.al