27 Korrik, 2022

Skandali i bujshëm/ I ati tradhtoi disa herë nënën e saj, Addison Rae reagon për herë të parë: Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë falë…


Addison Rae pranon se ajo ka qenë “duke luftuar” që kur Page Six publikoi lajmin se babai i saj, Monty Lopez, dyshohet se kishte një lidhje 5-mujore me një grua 25-vjeçare.

“Unë me të vërtetë kam qenë duke u përpjekur të postoj, të dal dhe të bëj gjëra, por ju dua të gjithëve dhe keni shumë më tepër kuptim për mua sesa mund të shprehem ndonjëherë,”- shkroi në Twitter të hënën ylli i TikTok, 21 vjeç .

“Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë falë të gjithë njerëzve që vendosën të kujdesen për mua dhe të më mbështesin. Ju dua të gjithëve <3 jeta është e çuditshme por ia vlen.” shtoi ajo.

Rae, e cila ka gati pesë milionë ndjekës vetëm në Tëitter, mori aq shumë mbështetje nga fansat sa që hashtag-u “#WELOVEYOUADDISON” filloi të bëhet trend në Tëitter.

“@whoisaddison merrni kohën tuaj, relaksohuni, fokusohuni në shëndetin tuaj mendor dhe trupin tuaj së pari! ti je e rëndësishme për mua dhe për të gjithë mbështetësit dhe miqtë e tu dhe ne duam më të mirën për ty”, shkroi një fans në Twitter. “Ne e bëmë këtë hashtag #weloveyouaddison kështu që do të jetë më e lehtë për ju të shihni mesazhet tona”

Një tjetër shtoi: “Të lutem, mos harro kurrë se ne jemi këtu për ty, ti meriton të gjitha gjërat më të mira në botë fëmijë, je e dashur, je e rëndësishëme, të lutem kujdesu për veten.Të dua <3.”

Tweet-i i Rae shënon herën e parë që ajo me sa duket po trajton dramën që përfshin babain e saj, 46 vjeç, dhe Renée Ash. Zeshkanja pohoi për Page Six se Lopez dyshohet se kishte pasur një lidhje pesëmujore  me të – pavarësisht se ishte ende i martuar me Sheri Nicole Easterling.

“Fatkeqësisht, ai më mashtroi … ai më gënjeu,” pohoi Ash në intervistën e saj me Page Six, duke shtuar se Lopez dyshohet se i tha asaj se martesa e tij kishte mbaruar kur në fakt nuk ishte ashtu.

“Ai më tha se do të ishim bashkë dhe do të kishim fëmijë së bashku,” tha ajo. “Ai më tregoi një histori të martesës së tij që më bindi se ata ishin ndarë dhe në proces të divorcit.”

Më 7 korrik, në të njëjtën ditë që intervista me Ash doli drejtpërdrejt, Easterling shkroi për situatën “sfiduese dhe dërrmuese” përmes Story-it të saj në Instagram.

“Çështjet personale që bëhen publike janë gjithmonë sfiduese dhe dërrmuese për këdo që është i përfshirë. Do të jem mirë”, shkroi në atë kohë Easterling – e cila ndan vajzën Rae dhe djemtë Enzo dhe Lucas me Lopez.

“Shqetësimi im më i madh janë -dhe do të jenë gjithmonë- fëmijët e mi dhe zemrat dhe mendjet e tyre të brishta. Unë gjithmonë do të bëj më të mirën për t’i mbrojtur ata.”

Easterling që atëherë e ka ndryshuar profilin e saj në Instagram në “nënë beqare” dhe ajo dhe Rae e kanë hequr Lopez-in nga rrjeti social.

© Panoramaplus.al