4 Shkurt, 2022

Skandali i borxhit për pushimet në Maldive, pas publikimit të përgjimit reagon partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla: Më kanë kërcënuar se…


Partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka folur rreth akuzave se kanë detyrime financiare të papaguara ndaj një agjencie turistike.

Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në një emision televiziv në Kosovë, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjolla Morinën.

Pronari i kompanisë pretendon se biznesmeni nuk ka paguar shumën prej 21 mijë eurosh të udhëtimit në Maldive. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Fisniku tha: “Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën. Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet.

Nuk e njoh aspak as nuk e di se çfarë agjencie është. Jam konsultuar dhe me avokatin tim, sot dorëzova kallëzimin penal për shkelje të privatësisë.” 

Madje partneri i Fjolla Morinës beri me dije se ka marrë kërcënime prej disa muajsh para se të publikohej video përgjimi.

“Mua nuk më ka çuar peshë, më kanë marrë me muaj të tëra në telefon, nuk jam frikësuar fare. Kanë thënë se do ta bëjmë këtë gjë, do ta bëjmë publike por e panë që nuk iu eci me mua. Nuk është zëri im, janë të gjitha montime. Nuk jam unë absolutisht.

Mora një telefonatë që sonte do të publikohet kjo gjë nga stafi i gazetarëve dhe nga një person tjetër që kërkonte paratë. Nuk është një gjë e mirë por besoj se njerëzit na njohin dhe e dinë se kush jemi ne. Kemi marrë përkrahje nga mijëra njerëz sepse na njohin”, tha ai.

Ndërkohë, së fundmi është publikuar përgjimi ku shfaqet biseda e Fisnikut me pronarin e agjencisë në lidhje me borxhin.

Në fjalën e tij, biznesmeni zotohet në emër të një fëmije që ka në bark Fjolla se do t’i shlyejë detyrimet e papaguara, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e publikuar nga mediat se këngëtarja vitin e shkuar ishte shtatzënë.

“Nuk hupi o vlla për 1300 euro, në allah po të bëj be. Pasha këtë evlad që ka Fjolla në bark. Nuk jam klloshar unë me të ik për pare, jo 30 mijë po 300 mijë të jenë”, dëgjohet të thotë Fisnik Syla.

Ndoshta shtatzënia është ndërprerë nga këngëtarja për arsye të cilat nuk dihen ende.

 

fjolla-morina

fjolla morina (4)

fjolla morina (3)

fjolla morina (14)

fjolla morina (4)

fjolla morina fisnik syla (8)

fjolla morina fisnik syla (7)

fjolla morina fisnik syla (7)fjolla morina fisnik syla (8)fjolla morina fisnik syla (9)fjolla morina fisnik syla (10)fjolla morina fisnik syla (11)

© Panoramaplus.al