17 Shkurt, 2022

Skandalet për Tristan Thompson nuk kanë të ndalur, ja për çfarë akuzohet ylli i ‘NBA’


Skandalet lidhur me Tristan Thompson si duket nuk kanë të ndalur.

Lojtari i ‘NBA’, para disa javësh përmes një story në Instagram lajmëroi ndjekësit se fëmija që Maralee Nichols solli në jetë është i tij dhe i kërkoj falje publike Khloe Kardashian.

Por, si duket ai ende nuk ka marrë asnjë lloj përgjegjësie për foshnjën në fjalën, madje as nuk e ka takuar atë.

“Pavarësisht raporteve të lajmeve që thonë ndryshe, Tristan Thompson nuk ka bërë asgjë për të mbështetur djalin e tyre. Ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për të takuar djalin e tyre dhe as nuk ka ofruar ndonjë ndihmë financiare,” thotë përfaqësuesi i Nichols në një deklaratë dërguar gazetës “People” të martën.

Në të ardhmen shpresojmë që gazetarët që mbulojnë këtë situatë të na kontaktojnë për të konfirmuar çdo fakt përpara se ta publikojnë”.– u shpreh ai.

 

 

© Panoramaplus.al