Këngëtarja e njohur, Greta Koçi është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

E teksa ky sezon veror e ka gjetur këngëtaren duke performuar nëpër dasma dhe disi e distancuar nga koncertet në skenë, Greta po bën ‘namin’ me këngën e saj më të pëlqyer së fundmi ‘Motra Ime’ ku ftohet për ta kënduar personalisht në këto gëzime familjare.
E teksa shumë video të artistes publikohen në rrjetet sociale teksa këndon këngën hit, së fundmi, greta ka kënduar në një dasmë, ku kësaj here vëmendjen e ka tërhequr veshja e saj.
Ajo u shfaq në festë e veshur me nje kostum me printe me ngjyra dhe atlete të bardha. E pas kësaj ndjekësit kanë shpërthyer në sektorin e komenteve ku shprehen se veshja nuk është aspak e përshtatshme për rastin në të cilin Greta ndodhet.
@studiouniversal.pro audio credit: Greta Koci #studiouniversalpro #wedding #dasmashqiptare #bride #video #virale #photo #foryou #fypシ #love #dasmashqiptare #?? #?? ♬ original sound – studio.universal


