1 Shkurt, 2022

“S’kam tradhtuar kurrë”- Monika Lubonja flet për ish-bashkëshortin pas akuzave të mikut të politikanit të ndjerë dhe puthjen e parë


Aktorja Monika Lubonja është shprehur me bindje të plotë se nuk e ka tradhtuar asnjëherë bashkëshortin e saj, politikanin e ndjerë, .

genci pasko monika lubonja

Teksa fliste me Arjola Demirin në BBV për shenjat e horoskopit, ajo u shpreh se njerëzit e shenjës së Dashit nuk tradhtojnë.

Ndërkohë Arjola Demiri e kundërshtoi duke thënë se të gjithë njerëzit tradhtojnë, por Monika Lubonja tha se “është edhe vet Dash, dhe nuk ka tradhtuar asnjëherë as në marrëdhënie dhe as në shoqëri”.

monika lubonja (5)

“Njerëzit e shenjës së Dashit unë tradhtojnë. Unë jam Dash vetë”, u shpreh Monika Lubonja.

Të gjithë njerëzit tradhtojnë”, shtoi Arjola Demiri.

“Unë nuk kam tradhtuar, as në shoqëri, jo më në marrëdhënie”, përfundoi aktorja.

monika lubonja (4)

Gjithashtu ajo foli me banorët e tjerë për njohjen me ish-bashkëshortin, të cilin më parë e ka akuzuar për tradhti.

Ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë dhe gjithçka mes tyre nisi menjëherë.

“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu Monika Lubonja.

monika lubonja (3)

Ndërsa tregoi puthjen e parë: “U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandorina.”

Më parë, Monika Lubonja ka zbuluar se martesa e saj me politikanin e ndjerë, Genci Pasko mori fund për shkak të tradhtisë së ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit.

genc pasko

Artistja zbuloi arsyen e divorcit pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortit të saj vitin e kaluar, i cili nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Gazeta Panorama shkroi një artikull për jetën e aktores përpara se të hynte në BBV për të konkurruar për çmimin 100 mijë euro, ku ajo fliste për tradhtinë e Genci Paskos dhe rritjen e vajzës, Teas, si nënë single.

genc pasko1

Në lajmin e postuar në Facebook-un e Gazeta Panorama, ka reaguar miku i të ndjerit Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”.

Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte.

Ndërsa shtoi se nëse ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, “i ka bërë hakën se e ka merituar”.

monika lubonja3

Komenti i Leandër P.:

Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??

Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???

Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.

Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!

genci pasko monika lubonja (2)

© Panoramaplus.al