1 Dhjetor, 2021

“S’kam nevojë për trofe, kur njerëzit dëgjojnë muzikën time”, Bebe Rexha për çmimet: Luhet në prapaskena, paraja dhe politika …


Bebe Rexha mund të mos ketë marrë çmime Grammy, por ajo nuk ka nevojë për asnjë trofe për të konfirmuar gjënë më të rëndësishme, që njerëzit e duan muzikën e saj.

bebe rexha

Këngëtarja ka tre këngë me mbi 1 miliardë klikime secila, përfshirë hitin me G-Eazy, “Me, Myself & I”.

Por në një intervistë për TMZ, ajo ka vënë në dukje se nuk i duhet një çmim kur njerëzit dëgjojnë muzikën e saj.

Teksa u pyet se përse mendonte që klikimet tek këngët e saj nuk përkthehen në çmime, këngëtarja u shpreh se “ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për vlerësime, përfshirë politikën dhe paratë.”

bebe rexha (5)

Megjithatë kjo s’ka rëndësi për të, pasi Bebe Rexha “ka gjithçka që i nevojitet për të qenë e lumtur, përfshirë edhe paratë për t’u kujdesur për familjen e saj, të dashurin dhe për të mbështetur ekipin e saj, për të mos përmendur fansat që e adhurojnë dhe kjo është e rëndësishme për të”.

bebe rexha (4)bebe rexha (2)bebe rexha (7)bebe rexha (2)bebe rexha (1)bebe rexha (8)bebe rexha (2)

© Panoramaplus.al