Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj fotot e galerisë së telefonit të saj, që tregojnë përditshmërinë e saj kohët e fundit.

Në një postim në Instagram Arbana shkruan: “Jeta së fundmi”, teksa ka ndarë disa foto me fëmijët e saj, përfshirë këtu edhe vajzën e porsalindur Zoin.

Në një tjetër postim në ‘story’ moderatorja ka publikuar një foto nga ashensori krahas së cilës shkruan: “S’kam kohë për foto të lezetshme por gjithsesi bëra një selfie.”




Kujtojmë se vetëm disa ditë pas lindjes, moderatorja duket se i është rikthyer punës. Këtë e bëri të ditur vetë Osmani përmes postimeve në rrjetet socaile.
Krahas një foto në profilin e saj Arbana shkroi: “Rikthim në shkollë (punë)”.

Ajo që vihet re është se moderatorja shfaqet në super-formë edhe pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Arbana ka pozuar e veshur e tëra me të zeza, teksa ka kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njejtës ngjyrë.
Moderatorja ndau më 1 shtator foton e parë me Zoin, teksa bëri edhe një dedikim prekës: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.


