Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja e njohur Fatma Methasani pranuan lidhjen e tyre vetëm pak ditë më parë. Në këtë mënyrë ata u kthyen në çiftin më të përfolur të momentit.

Që nga momenti që zbuluan lidhjen e tyre, ata publikojnë në rrjetet sociale foto me njëri-tjetrin. Mëngjesin e kësaj të enjte, moderatorja publikoi në “Instastory”-n e saj një video ku shfaqej në makinë me Alfion, teksa kishin ngecur në trafik.

“Njëri këtu as nuk ja ka idenë që e pret një surprizë. Rri dhe ankohet për trafikun”, shkruante Fatma për partnerin, i cili vetëm pak më parë zbuloi dhuratën speciale që i kishte bërë e dashura.

Alfio pak më vonë postoi në “Instagram” një foto ku shfaqet tepër i lumtur teksa shikon motorin e tij. E foton e kishte shoqëruar edhe me një dedikim për Fatmën: “S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve të mi’. Të dua”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
