1 Shtator, 2020

“S’ka gjë mamo, do ta paguaj unë edhe botoksin”, Rita Lati feston ditëlindjen dhe ky është urimi i veçantë i Rozës


Rita dhe Roza Lati kanë një raport aq të ngushtë me njëra-tjetrën, saqë shpesh duken si dy motra.

Sa herë që aktorja e humorit feston ditëlindjen, vajza e saj gjen gjithmonë një mënyrë të veçantë për ta uruar.

Këtë herë, Roza i premtoi mamasë se do të bëjë gjithçka për ta parë të buzëqeshur dhe nëse nga kjo i shkaktohen rrudha, nuk do të ngurojë t’i paguajë botoksin.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, Roza ndau me të gjithë ndjekësit e saj pamjet nga festa e madhe që i është organizuar mamasë së saj.

“Disa momente nga festa e ditëlindjes së mamit… Kënaqësia më e madhe për mua është të shh sytë e saj të qeshin… sytë e saj kanë qeshur gjithmonë, sepse ai ka qenë profesioni i saj… por… thellë thellë… kur sytë e saj drejtohen te unë… aty është nisja e zanafillës pse jetoj unë… kush jam unë… dhe bota ndalon. Mos u plaksh kurrë o Rita Lati (siç s’po plakesh) dhe të premtoj… që sytë e qeshur do i kesh gjithmonë. Do bëj gjithçka pë rata sytë e tu… edhe nëse nga e qeshura e madhe mund të bëhen rrudha… s’ka gjë mamo, ta paguaj unë botoksin, no problem. Të dua. Me respect, Fumiu”,- shkroi moderatorja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al