12 Shtator, 2022

Sjellja e saj e çuditshme i shokoi të gjithë, flasin familjarët e Cara Delevingne: Jemi të shqetësuar për të!


Disa ditë më parënë rrjet qarkulluan disa pamje të modeles Cara Delevingne, të cilat shqetësuan fansat e saj.

Aktorja e “Carnival Row”, u fotografua gjatë rrugës për në aeroport në sediljen e pasme të një Chevy Suburban, me këmbë të varura nga dritarja ndërsa shoferi i saj kalonte nëpër trafikun e LA.

Pasi u raportua se u shfaq dy orë me vonesë për fluturimin e saj në aeroplanin privat të Jay-Z, modelja – e cila kishte veshur një bluzë të Britney Spears, tuta të zeza me vija jeshile, të verdha dhe të kuqe, çorape të verdha (pa këpucë)– bëri rrugën për në avion me qenin e saj, Alfie.

Pasi zbriti nga avioni, modelja u shfaq shumë e shqetësuar dhe duke bërë disa veprime të pakontrrolluara teksa i ra disa herë celulari nga dora teksa po fliste.

Motra e Cara Delevingne është përpjekur të jetë në krah të supermodeles mes shqetësimeve për sjelljen e saj të çrregullt. Poppy, 36 vjeç, e cila jeton në Londër, u pa duke u larguar nga rezidenca e Cara në Los Angeles të premten në mbrëmje.

Gjithashtu në fillim të këtij muaji, Cara u pa jashtë një dyqani seksi në LA duke pirë një substancë të panjohur dhe duke pirë alkool.

Një mik i familjes tha: ‘E gjithë kjo është shumë shqetësuese. Cara ka qenë e hapur për problemet e saj të shëndetit mendor në të kaluarën’.

“Ajo vjen nga një familje shumë e mirë dhe, natyrisht, ata do të mblidhen dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta ndihmuar. Familja është shumë e shqetësuar për të, prandaj Poppy menjëherë shkoi të qëndronte pranë saj. Të gjithë janë të shqetësuar për sjelljen e Carës.”

Modelja dhe aktorja pritej të merrte pjesë në një sfilatë Puma në Nju Jork të martën, por burimet tani thonë se ajo nuk ka gjasa të marrë pjesë.

© Panoramaplus.al