Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme artistja ka publikuar në Instagram një video qesharake nga pushimet me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha ku në një moment e pyet këtë të fundit se çfarë do ju thotë gocave nëse e shikojnë atë, ndërsa ai tha se do ju thotë atyre që është i martuar.
“Jam i martuar. Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo”, tha ai.
Mirëpo ajo krahas videos ka bërë gjithashtu edhe një shkrim, duke treguar kështu xhelozinë që këngëtarja ka për bashkëshortin.
“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, ka shkruar Rezarta.
View this post on Instagram

© Panoramaplus.al

