27 Shtator, 2022

Situata e sikletshme në “Javën e Modës”/ Gigi Hadid përballet me ish-të dashurën e Leo DiCaprios, aktori në Milano për të mbështetur modelen


E sikletshme? Gigi Hadid dhe Camila Morrone u ndeshën në të njëjtën sfilatë në ‘Javën e Modës në Milano’. Partnerja e supozuar aktuale e Leonardo DiCaprio dhe ish-e dashura e tij morën pjesë në shfaqjen e ‘Versace’ disa javë pasi modelja dhe aktori i ‘Don’t Look Up’ u tha se po njihen me njëri-tjetrin.

Camila u pa e ulur në rreshtin e parë në sfilatën e modës më 23 shtator 2022. Gigi, nga ana tjetër, eci në pistën e eventit në Milano. Modelet që iu bashkuan Gigi-t në pistë përfshinin gjithashtu Emily Ratajkowski, Paris Hilton, Irina Shayk, Vanessa Hudgens dhe motrën e Gigi-t, Bella Hadid. Duket se ato nuk ndërvepruan në shfaqje.

Camila kishte veshur një bluzë korse të zezë të tejdukshme, pantallona të gjera dhe taka me majë, ndërsa Gigi mahniti në pistë me një fustan të zi dhe kapuç.

Çfarë e bën edhe më interesante situatën është se edhe Leonardo DiCaprio ishte gjithashtu në qytetin italian. Ai u pa me miqtë të shtunën. Leo udhëtoi drejt Italisë për të kaluar kohë me Gigin.

Leo u pa duke u shoqëruar me miqtë e tij në Milano gjatë një darke. Si gjithmonë ai mbante një kapele për të tërhequr sa më pak vëmendje por nuk iu shpëtoi dot paparacëve.

Një burim konfirmoi për ‘Entertainment Tonight’, se Leo dhe Gigi janë bashkë. “Gigi dhe Leo janë duke u takuar dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin”, tha burimi. Modelja dhe aktori u panë së bashku për herë të parë në ‘Casa Cipriani’ në New York më 10 shtator 2022, ku ata “dukeshin shumë flirtues”. “Ata ishin ulur në dhomën e ngrënies dhe po këndonin dhe po kalonin një natë argëtuese me njëri-tjetrin”, tha burimi, i cili vazhdoi, “Gigi mbërriti në Casa Cipriani pak kohë pasi Leo arriti. Atyre u pëlqen të shkojnë atje sepse mund të jenë larg paparacëve dhe njerëzve dhe të mos shqetësohen për fotot që u bëhen. Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi.

Në fotot e siguruara nga ‘Daily Mail’, Leo dhe Gigi mund të shiheshin të ulur përballë njëri-tjetrit, ndërsa fytyrat e tyre ishin afër njëra-tjetrës.

Leo dhe Camila u ndanë në fillim të gushtit. Sipas disa burimeve, ndarja ishte mjaft miqësore. “Leo dhe Camila kanë pasur disa pushime në muajt e fundit. Është një çështje për të vendosur nëse ata do rikthehen apo çdo gjë mbaron këtu, “tha një burim për ‘In Touch Weekly’. “Në vend që të kishin ndarje dramatike, ata fillimisht kaluan kohë të ndarë.” Një tjetër burim i tha E! News tha se ata të dy kishin “udhëtuar shumë” dhe “distanca ishte një faktor në ndarjen e tyre”. Kjo i bën jehonë asaj që një burim tjetër i tha ‘The Sun’, se “nuk ka armiqësi mes Leos dhe Camila. Thjesht erdhi në një përfundim të natyrshëm.” Ky “përfundim i natyrshëm”, që fansat kanë spekuluar me shaka në rrjetet sociale, është fakti që modelja mbushi 25 vjeç në qershor 2022.

Nga ana tjetër, Gigi ka një vajzë dy vjeçare të quajtur Khai me ish-të dashurin e pesë viteve Zayn Malik, me të cilin u nda tetorin e kaluar. Gigi thuhet se është gruaja më e madhe me të cilën ka dalë 47-vjeçari, pasi asnjë nga të dashurat e tij nuk ka qenë mbi 25 vjeç. Ajo është gjithashtu gruaja e parë me të cilën ai ka nisur një lidhje dhe që ka një fëmijë. 

© Panoramaplus.al