Tërmeti i së dielës në Greqi, tronditi edhe Shqipërinë duke shkaktuar frikë e panik tek njerëzit. Por kishte edhe nga ata që e shfrytëzuan situatën për të bërë shaka e meme.

Një prej tyre zgjodhi të krahasonte tronditjet e tërmetit me rrëzimin e këngëtares Fifi, duke e bullizuar kështu për peshën e saj.
“S’ishte tërmet, u rrëzua Fifi”, ishte komenti i qytetarit në rrjetet sociale, që s’ka kaluar pa u vënë re nga artistja, e cila është revoltuar nga fjalët e tij.

Në një postim në InstaStory, ajo shkruan se ka pasur shumë raste që është bullizuar dhe ka shumë femra të tjera, që ashtu si ajo, “nëpërkëmben, përqeshen e bullizohen”.
Fifi i konsideroi “turp” komente të tilla, duke thënë se këtyre “njerëzve pa njerëzi u ka lënë Zotin”.

“Dhe ja pra miq të dashur… Kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma… Ja pra miq të dashur 27 vite unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë. Po si puna ime, sa janë?
Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua, sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?
Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin dhe mund t’i bëjnë dëm vetes? Turp, turp, turp! Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”, shkroi ajo.
/Panoramaplus.al


