E ka pranuar më herët se është homoseksual dhe është krenar për zgjedhjen e tij. Bëhet fjalë për biznesmenin e njohur shqiptar, Elton Ilirjani.

Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku habiti të gjithë me deklaratat që bëri. Ai u shpreh se kundërshtonte martesat gay si dhe birësimin e fëmijëve nga personat homoseksualë.
“Nuk besoj që një çift gay mund të rrisë një fëmijë! Është shumë e vështirë të rritet një fëmijë nga një cift gay. Po e shikojmë që familja historike nuk po funksionon, imagjino një fëmijë që rritet në dy meshkuj”, është shprehur Eltoni.

Ky i fundit është shprehur kundër shprehjes “gay lind dhe nuk bëhesh”, pasi ai në moshën 11-12 -jeçare kishte kuptuar se pëlqente të ishte gay dhe mendon se i tillë bëhesh, por nuk lind.
Përveç këtyre, Eltoni habiti me deklaratën që bëri duke theksuar se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë.
“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, tha Elton Ilirjani.


