Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi ka rrëfyer së fundmi dy histori prekëse për dy fëmije të braktisur, të cilëve u kishte dhënë pa ngurruar ndihmën e saj.
Gunbardhi ka qenë e ftuar në emisionin “Why not”, ku tregoi sesi ajo u njoh me rastet dhe vendosi që t’i ndihmonte.

“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra”, tregon Silva.

Ndërkohë rasti i dytë ishte fëmija që hodhën te kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. “E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva çdo gjë të nevojshme për një beb”, ka rrëfyer këngëtarja.


