Një prapaskenë koncerti u bë shkak që Gjiko të njihej me bashkëshorten e tij të ardhshme, me moderatoren Elita Rudi. Gjithçka nisi kur reperi i kërkoi menaxherit të Elitës në atë kohë, që ajo të ishte intervistuesja e tij, ose në të kundërt nuk e pranonte ftesën.

Gjatë një interviste për “Prive”, Gjiko zbuloi se Elita e kishte evituar gjithmonë si person, sepse i dukej mendjemadh dhe jo serioz, prandaj ai i vuri këtë kusht, ose në të kundërt nuk do të prononcohej.
“Ti do të jesh gruaja ime”, është fjalia që këngëtari i tha Elitës që në takimin e tyre të parë, i cili nuk ishte as romantik, por thjesht një takim i bërë për arsye profesionale. Ndër të tjera, Gjiko tha se në fillim Elita e shihte vetëm si shok, por më pas i lindën ndjenjat. Si rezultat, dyshja sot jo vetëm jan ëtë martuar, por kanë edhe dy fëmijë: djalin, Zërin, dhe vajzën, Botën.

“Elita dhe njerëz të tjerë në përgjithësi, gjithmonë kanë pas një përshtypje të gabume për mu që mendojnë se jam mendjemadh dhe person që merret me hajgare. Por në jetë reale jam pak më serioz. Elita ka pas një përshtypje për mua që…
Edhe në intervistat më përpara në emisionin e saj, nuk ka ardh ajo, por ka nxjerr një gazetare tjetër me më marr në intervistë. Më vinte inat. Kur më ka kërkuar më pas një intervistë, i thash menaxherit të saj që vij vetëm nëse vjen ajo.

Elita më pas kishte thënë ‘Hajde, ok, po takohena’. Kena dal mbasdite nga ora katër e gjysmë dhe kemi bërë muhabet derisa është mbyllur lokali. Muhabet gjeneral, normal për jetën. Pastaj muhabetinisi të trashet. Që atë natë i kam thënë ‘dalim nëpër takime, flasim, se po më pëlqen muhabeti me ty’.
Por ajo në fillim më ka parë si shok. Një ditë më tha ‘Po, je shumë shok i mirë, po më jep këshilla për jetën’. I thash mos më fut në rrethin tënd shoqëror. Po të tregoj që s’jam për aty. Për të gjitha çiftet, komunikimi është çelësi. Ky takim më ka ndryshuar jetën, prandaj është një datë e rëndësishme për mua (21.07.2016)”,- rrëfeu Gjiko.

Reperi foli edhe për një moment shumë të vështirë në jetën e tij, siç ishte aksidenti që përjetoi në gusht të vitit 2017. Teksa po shkonin në koncertin ku do të performonte, Gjiko, së bashku me Dj dhe me menaxherin e tij, u përplasën nga një makinë tjetër.
“Aksidenti ka ndodh në tunelin e Kalimashit, kemi qenë duke shkuar në koncert. Ka qenë duke i dhënë makinës menaxheri, i cili më tha që ‘jam lodh’. I thash Dj, shokut tem ‘A po i jep ti?’. Ai nuk i ka pasur qejf makinat e reja, se mos i ndodhte ndonjë gjë, por unë insistova. Kur ka qenë duke i dhënë makinës, ka qenë me 258 kilometra në orë.

I kam nxjerr telefonin tek fytyra, se desha me fotografu atë pjesën e kilometrave. Kam qenë duke xhiru dhe i kam nxjerr telefonin para fytyrës dhe nuk ka pasur shikueshmëri të mirë. Por nuk ka qenë ky shkaku i aksidentit. Ka qenë në krahun tjetër një makinë me targa angleze, që s’ka të drejtë të ngasë një makinë të tillë tek ne dhe ka qenë duke vrarë një djalë.
Nuk e di pse sot e kësaj dite na është futur në rrugë dhe aty kemi fluturu në plot kuptimin e radhës. Aty e kam pa menaxherin tim që e kam shok të vërtet. Kur e ka parë që kemi bërë aksident, më ka kapur dhe më ka shtrënguar, se isha i palidhur në makinë.

Asnjë lëndim nuk patëm, përveç Dj, i cili goditi timonin me dorë. I kam thënë menaxherit gjena nji makinë dhe të shkojmë në koncert. Ka qenë një natë gjatë së cilës u ndjeva i gjallë. Kemi prit policinë me ardh. Erdhi një burrë nga makina me të cilën u përplasëm dhe ka thënë ‘çfarë i keni bërë makinës’. I kam thënë ‘Ty po të vjen djali me ambulancë dhe qan makinën?!. Pas dy ditësh ia kam paguar të gjitha dëmet”,- zbuloi reperi.
Kur Borta erdhi në jetë, Gjiko tha se është gëzuar jashtë mase, sepse nëna e tij ka sjellë në jetë tre djem, më pas ai u bë babai i Zërit e po ashtu, edhe i vëllai u bë me djalë. Prandaj Bota ishte vajza e parë në familjen e tyre.


