8 Gusht, 2022

“Siena jonë është këtu!” Ilda Bejleri publikon foton e parë të vajzës


Ilda Bejleri ka publikuar foton e parë të vajzës së saj. Moderatorja ka konfirmuar lajmet se është bërë nënë për herë të parë duke ndarë një foto të së voglës teksa ndodhej në spital.

“Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”- shkroi ajo teksa ndjekësit kanë vërshuar në komente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilda Bejleri (@ildabejleri)

Ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.

‘Panorama Plus’ raportoi për herë të parë në mënyrë ekskluzive në muajin prill se moderatorja seksi ishte shtatzënë për herë të parë. Dhe disa muaj më javë zbuluam se ajo do bëhet nënë e një vajze. I vetmi postim i saj në Instagram ka qenë kjo foto ku shfaqet në fillimet e shtatzënisë dhe ndonëse është përpjekur ta mbulojë barkun komentet dhe urimet ishin të shumta dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta pranonte.

© Panoramaplus.al