12 Gusht, 2019

Sidrit Bejleri na prezanton të voglën e familjes (FOTO)


Në qershor të këtij viti, këngëtari i njohur Sidrit Bejlei u bë baba për herë të tretë. Ai vendosi që të voglën e tij ta prezantonte me fansat në ditën e Kurban Bajramit.

Bejleri publikoi një foto të familjes në këtë ditë feste dhe në sy bie vogëlushja e veshur me një fustan rozë.

E bija e tij quhet Ejna dhe në foto ka pozuar si një kukull, teksa qëndron në krahët e mamit.

 

View this post on Instagram

 

Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!

A post shared by sidritbejleri (@sidritbejleri) on


“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!”, shkruan këngëtari bashkëngjitur me foton e familjes, e cila mori mijëra pëlqime dhe qindra komente dhe urime për këtë portret kaq të bukur!

© Panoramaplus.al