Kjo fundjavë ka qenë e gëzueshme për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe familjen e saj.

Vëllai i artistes, Florentini i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar me partneren e tij, ndërsa me këtë rast familja e saj ka realizuar një ceremoi tradicionale shqiptare në SHBA.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, duket qartë Bebe e cila në një moment siç e don tradita shqiptare ajo u ka hedhur para çiftit teksa po kërcenin.
Këngëtarja shkëlqente e gjitha teksa kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, të zbukuruar me diamante në pjesën e sipërme të tij.

@b00070 Bebe Rexha at her brother’s engagement party #BebeRexha #Bebe ♬ original sound – B00070
© Panoramaplus.al

