4 Korrik, 2022

Si rrallëherë, Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij fotografohen në një moment romantik


Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu është shumë hermetik rreth jetës personale.

Ndonëse prej disa vitesh është i martuar me Erzinën një vajzë të panjohur për publikun, Mc Kresha është shumë i kujdesshëm t’i shpëtojë syrit publik. Megjithatë jo gjithmonë ia del.

Edhe pse ai vetë nuk poston në rrjetet sociale foto me bashkëshorten dhe fëmijët, media hera-herës kanë siguruar imazhe të ndryshme të tyret. Së fundmi, Prive.al ka publikuar një foto të çiftit në festivalin “Alba Festival” në Zvicër. Ata janë parë në një moment romantik me njëri-tjetrin teksa Kresha i dhuron një puthje Erzinës në prapaskenën e Festivalit.

Çifti mirëpriti në jetë fëmijën e dytë, një djalë, më herët këtë vit. Ata janë po ashtu pprindër të një vajze.

Edhe pse për të ka shumë kuriozitet nga publiku, reperi e cilëson pak bezdisës faktin që mediat online dhe audienca kanë më tepër interes për gjërat personale të tij se sa ato publike. “Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh Kresha i ftuar në “N’maj t’gjuhës” pak javë më parë.

Kohëve të fundit reperi është lidhur me një largim nga muzika. Vetë ai ka deklaruar se do jetë i angazhuar në koncerte dhe se punon për albumin e ri me Lyrical Son, që po përpiqen ta përfundojnë sa më parë. “Gjithçka është bukur e mirë në jetën personale e profesionale. Sapo kemi nxjerrë albumin dhe kemi shumë angazhime që nuk po na lënë të finalizojmë albumin e dytë. Është mirë, njerëzit e pëlqejnë ata që bëjmë. Mundohemi mos të jemi ekstravagant. Pëlqejmë thjeshtësinë dhe duam të na dojë ne publiku jo lifestyle-in tonë.”– është shprehur Mc Kresha.

© Panoramaplus.al