Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Bes Kallaku, është një nga personazhet e njohur më të ndjekur në rrjetet sociale. Ai shpeshherë tërheq vëmendjen me postimet e tij plot humor dhe batutat epike.

Besi gjithashtu ndan me fansat e tij të shumtë edhe fotografi me familjarët e tij. Por fotografia e postuar së fundmi në “Instastory” është ndër të rrallat poza që kemi parë në profilin e aktorit.

Ai ka pozuar krah prindërve të tij, të cilët rrallëherë i publikon në rrjete sociale. “Baba e nona”, shkruan Besi në foto.



