15 Shtator, 2022

Si rrallëherë, Almeda Abazi publikon videon e të birit duke folur shqip/ Biseda mes tyre bëhet virale


Sikurse ka pranuar Almeda Abazi u flet fëmijëve të saj edhe turqisht edhe shqip.

Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet sociale një video të të birit Efehan teksa ai flet shqip. Efe ka nisur shkollën por nuk duket shumë i lumtur nga ky fakt pasi shprehet se është i lodhur.

“Pse nuk do të shkosh në shkollë, Efe?” -pyet Almeda, teksa ai thotë: “Sepse lodhem”. Videoja e ëmbël ka bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar shumë të qeshura.

Almeda jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman. Përveç fëmijëve, Almeda përpiqet t’i mësojë edhe partnerit, traditat e gjuhën tonë. Madje shpesh Tolgahan shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke treguar se ka përparuar goxha falë ndihmës së Almedës.

Çifti e ka vizituar shpesh vendin tonë dhe jo më larg se verën që lamë pas ata zgjodhën jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre të pushimeve.

Dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.

Ish-missi shqiptar ka folur së fundmi në një intervistë ku tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj dhe fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë nga traditat dhe gjuhën shqipe.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

 E pyetur se çfarë i pëlqen Toglës më shumë rreth vendlindjes së saj, modelja tregoi se njerëzit dhe mundësia për të ecur kudo nëpër Tiranë janë ato çka ai pëlqen më së shumti pasi në Turqi është vështirë.

Padyshim njerëzit me sjelljen e ngrohtë, bregdeti dhe fakti që mund të ecësh në Tiranë për të shkuar kudo, gjë që është e pamundur në Stamboll sepse është super i madh dhe pa mjet transportues shumë i vështirë”– rrëfeu ish-missi.

Aktori i njohur duket se përveç vendit pëlqen shumë dhe ushqimet traditcionale sidomos nga dora e vjehërës dhe këtë na e tregoi vetë Almeda teksa është pyetur se cilat janë ushqimet e preferuara të partnerit të saj.

 “Pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit.”, tha ajo.

 

© Panoramaplus.al