14 Qershor, 2023

Si rrallë herë Gentian Zenelaj flet pa ‘doreza’ për jetën intime: Unë dhe bashkëshortja kemi një skenë që e quaj…


Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi më shumë për kohën intime që ai kalon me bashkëshorten.

Ai tha se çdo ditë kur ndahen për të shkuar për në punë e puth në ashensor bashkëshorten e tij.

I pyetur nga gazetari se a ka dhomë me çelës, Genti u shpreh se nuk është çelësi pengesa, por për të gjetur kohën e përshtatshme për intimitet duhet të kuptosh se si është energjia e shtëpisë.

Pjesë nga biseda

Nada Muçaj: Këtë pyetjen babai dhe mami nga kemi ardhur ne ta kanë bërë fëmijët?

Gentian Zenelaj: Ne kemi një skenë shumë të shpeshtë që unë e quaj puthja në ashensor. Kur ne zbresim per tu shpërndarë në punë e puth partneren.

Nada Muçaj: E përkëdhel bashkëshorten në sytë e fëmijëve?

Gentian Zenelaj: Fati i madh që kemi marrë një shtëpi në katin e 8-të dhë kemi më shumë kohë.

Blendi Salaj: Keni dhomë me çelës?

Gentian Zenelaj: Dhomën e kemi me çelës, por nuk është çelësi pengesa. Për të gjetur këtë intimitet duhet dhe pak luhatje, duhet ta kuptosh se si është energjia e gjithë shtëpisë, si po qarkullohet e gjithë gjëja.

Enxhi Nasufi: O Gent po të kanë zënë ndonjëherë mat fëmijët?

Gentian Zenelaj: Të them të drejtën jo sepse kujdesemi shumë

© Panoramaplus.al