1 Nëntor, 2021

Si rrallë herë, djali i Michael Jackson shfaqet në publik! Ja çfarë tha ai


Djali i Michael Jackson, Blanket, bëri një paraqitje të rrallë publike për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndryshimet klimatike. 19-vjeçari, i njohur tani si ‘Bigi’, ka qëndruar kryesisht larg mediave, pas vdekjes së babait të tij në vitin 2009.

michael jackson

Së fundmi, së bashku me motrën Paris Jackson dhe vëllain Prince, ai hapi dyert e shtëpisë së tyre në Los Anxhelos për një festë vjetore, që u mbajt për të nderuar trashëgiminë e ikonës së ndjerë, shkruan “The Mirror”.

Ai u tha gazetarëve: “Ka shumë gjëra vërtet interesante këtu, ka shumë histori në këtë shtëpi, kjo ishte gjithçka që ai kishte”.

michael jackson (1)

Ndërsa në lidhje me çështjet klimatike ai tha: “Kjo është ajo që secili prej nesh dëshiron. Çdokush dëshiron të bëjë disa gjëra që njerëzit t’i pëlqejnë, por edhe që përfitojnë prej tyre. Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të gjithë ta bëjmë këtë. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë, brezi ynë e di se sa e rëndësishme është kjo.”.

Pavarësisht se ruajnë privatësinë, ata kanë përdorur rrjetet sociale për të shënuar raste historike.

michael jackson (1) michael jackson (2)

© Panoramaplus.al