Moderatorja Bora Zemani ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP, duke surprizuar mikeshën e saj Semin.

Një takim emocional ku nuk kanë munguar lotët, fjalët e ëmbla dhe motivuese, ka qenë ai mes Borës dhe Semit.
Bora e ka inkurajuar Semin për të vijuar deri në fund garën, duke u shprehur se është shumë krenare për të.
Biseda
Semi: Si qaj unë me ty si fëmijë!
Bora: Pse duhet të bësh kështu?
Semi: Më ka marrë shumë malli. E gjeja ndonjëherë te Donaldi energjinë tënde edhe shkoja përqafoja atë. Të dua!
Semi: Pse thonë ata që po na shohin ndryshe jashtë?!
Bora: Po çke ti çfarë thonë ata…
Semi: Unë e di që ti nuk e ke atë mendim.
Bora: Sigurisht që nuk e kam atë mendim.
Semi: Jeta ime, jam shumë keq…
Bora: Duhet të qetësohesh. Kujtohu për çfarë u fute këtu, e ke sfidë personale këtë edhe po ia del. Jam shumë krenare për ty. Epo që do takoheshim ndonjëherë kështu…!
Semi: Ai i shkreti u bë keq. Harroi që ka kamera.
Bora: Më duket se harrove edhe ti që ka kamera.
© Panoramaplus.al
