9 Qershor, 2020

“Si përfundova duke bërë seks treshe gjatë izolimit”- Gruaja e dëshpëruar rrëfen: Kur ia tregova bashkëshortit …


“Bëra seks me dy djem ku isha e dehur. Ndihem fajtore për mënyrën sesi u solla dhe kam shkatërruar martesën time.”

Ky është rrëfimi i një 31-vjeçareje për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ajo tregon se ka katër vite me bashkëshortin e saj.

Rrëfimi i plotë:

Jemi martuar vitin e kaluar. Ai është 30 vjeç dhe unë e dua atë por izolimi me të vërtetë e dëmtoi marrëdhënien tonë.

Ne u transferuam në shtëpinë tonë të re në Vitin e Ri dhe isha shumë e lumtur. Por për shkak të financave të pakta nuk mund ta dekoronim siç duhet.

Kjo ka sjellë stres dhe debate mes nesh. Një mik më ftoi në një barbekju në një ditë të nxehtë dhe me diell.

Bashkëshorti im tha se ishte kundër rregullave të izolimit që të shkonim por unë isha e dëshpëruar për të ndalë ndaj vendosa të ikja vetëm.

Një djalë me të cilin bashkëshorti im ka punuar ishte atje. Ai është 28-vjeç dhe shumë i bukur. Po flirtonim por nuk ishte asgjë serioze. Fillova të pi vodka dhe limonadë dhe u deha pasi zakonisht nuk pi.

Miku i partnerit tim më ofroi që të më shoqëronte për shtëpi. Me ne erdhi edhe një mik tjetër i tij.

Djaloshi me të cilin flirtova më tha që të shkoja në shtëpinë e tij derisa të më dilte pija dhe pranova pasi mendova se ishte ide e mirë.

Kur mbërritëm atje më puthi dhe më pyeti nëse doja të bëja seks.

I thashë që “po”. Shoku i tij po qëndronte atje duke parë dhe i kërkova të na bashkohej.

Kështu që bëra seks me të dy. Unë nuk jam njeri i tillë. Kurrë s’kam bërë diçka kaq denigruese në jetën time.

Ndihem shumë keq. Ia rrëfeva bashkëshortit tim të nesërmen dhe më tha që mes nesh ka mbaruar gjithçka. Më kërkoi që të divorcoheshim sa më shpejt të ishte e mundur dhe mua më vjen turp.

 

© Panoramaplus.al