Disa ditë më parë këngëtari, Post Malone i ka shqetësuar të gjithë teksa është rrëzuar keqazi në skenë.

Reperi ndodhej në St.Louis me turneun e tij “Twelve Carat Tour”, kur teksa po performonte, këmba i ngeci në një vrimë në skenë duke rënë dhe përplasur kokën në tokë.
Mjekët dhe sigurimi vrapuan drejt tij, duke e dërguar me urgjencë në spital. Pas mjekimeve të nevojshme, Malone mendoi se u shërua duke riprogramuar sërisht koncertin e tij për këtë fundjavë.
Por, mesa duket plagët nuk janë rikuperuar plotësisht dhe këngëtari është detyruar të marrë mjekim të specializuar sërish.
Ai aktualisht ndodhet në spital me komplikacione nga aksidenti dhe shpresojmë se do të shërohet së shpejti.
Ndalesa tjetër në turneun e tij “Twelve Carat Tour” do të jetë në Rocket Mortgage FieldHouse në Cleveland, OH më 27 shtator.
© Panoramaplus.al
