1 Mars, 2022

“Si mund të flemë me këtë që po ndodh? Modelja ruse, Irina Shayk tregon mbështetjen e hapur ndaj Ukrainës


Teksa Ukraina po përballet me një luftë aspak njerëzore, shumë figura të njohura të showbizit janë solidarizuar me këtë vend për ti treguan mbështetjen e tyre.

Luftë kjo asapk e padrejtë për popullin e atij vendit i cili ka pushtuar vëmendjen e mediave rozë ku përmes imazheve dhe fotografive të ndryshme duket qartazi frika që ata ndjenjë.

Por, ajo çka disa prej nesh i ka surprizuar është se populli rus nuk e do aspak këtë konfikt, madje shumë prej tyre janë ngritur në protesta për t’i dhënë fund kësaj katastrofe.

Edhe modelja e njohur ruse, Irina Shayk ka publikuar në Instagramin e saj simbolin e paqes si shenjë e kundërshtimit unanim të luftës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by irinashayk (@irinashayk)

Ajo ju ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të dhurojnë për oragnizatat ndërkombëtare dhe  kryqin e kuq në Ukrainë.

Supermodelja ka postuar në Instastory disa foto të fëmijëve nga strehimoret të cilat i shoqëron me fjalët: “Si mund të flemë, të punojmë dhe të punojmë kur kjo ndodh pranë nesh?”

 

© Panoramaplus.al