Në muajin shtator, moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin, ku së bashku me bashkëshortin e pagëzuan me emrin Raiden.

Jona publikon herë pas here foto të ëmbla të vogëlushit. Dje ajo ka postuar një foto të adhurueshme në profilin e saj në “Instagram”, ku djali qëndron i përqafuar me të atin.

“Unë ju shoh ju dhe ndihem në shtëpi”, shkruan Jona bashkëngjitur me foton.

Ndërkohë në foton e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, vihet re se fansat e moderatores kanë rënë dakord se i vogli i ngjan Jonës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
