4 Korrik, 2019

Si lindi bashkëpunimi mes Borës, Romeos dhe Donaldit? E zbulon prezantuesja: Ne të tre…


Pak kohë më parë, prezantuesja Bora Zemani dhe dy aktorët e njohur, binjakët Romeo e Donald Veshaj, zbuluan se do të sjellin për publikun emisionin më të ri që mban titullin “3shat”.

Së fundmi, tre personazhet e njohur kanë qenë të ftuar në emisionin “Tring Stars, ku zbuluan se bashkëpunimi mes tyre ka lindur natyrshëm dhe që presin të kenë shumë sukses.

“Ne të tre kishim nga një ide të ndryshme që secili të bënte nga një gjë për vete. Aty thjesht i bashkuam idetë e secilit dhe menduam se është më mirë të bashkojmë forcat. Në gjithmonë që hidhnim ide në tavolinë i thoshim njëri-tjetrit se ndoshta ty të shkon më shumë kjo pjesa. Por në fund kuptuam se ishim më mirë të tre. Kuptuam gjithashtu se ne merreshim vesh shumë mirë me njëri-tjetrin sepse edhe kjo është një gjë shumë e vështirë”, është shprehur Bora.

Ndërkohë në videon promo të pjesës së parë të emisionit, vihet re se të ftuarit e parë janë aktori i dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj dhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi.

Kjo e fundit shfaqet për herë të parë në publik me partnerin e saj, Romeon, të cilët pranojnë publikisht lidhjen.

© Panoramaplus.al