Ditën e djeshme në emisionin “Trokit” ka qenë e ftuar këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, e cila përveç karrierës së saj ka folur dhe për unazën dhe lajmin e fejesës.

Siç rrëfeu Anxhela ajo nuk është fejuar dhe atë unazë e ka mbajtur gjithmonë. Ndër të tjera moderator Ermal Peçi i ka rrëfyer Anxhelës se publiku e ka shumë qejf këngën e saj “Ishe mbret” dhe më tej shtoi: Sepse është hera e parë dhe mbahet mend për këdo. Si ka qenë hera jote e parë?

“E dhimbshme….”, u përgjigj Anxhela dhe Ermali nisi të qeshte.
“Hera e parë në skenë”, e “rregulloi” pyetjen moderatori, e sigurisht e gjithë kjo bisedë ishtë kuadër të një shakaje.



