17 Qershor, 2023

Si i ndryshoi jeta Einxhel Shkirës pas BBV, ëndërronte emision në ekranet shqiptare, por moderatorja merr vendimin për të…


Historia e Einxhelit dhe Dj Dagz nisi në “Big Brother VIP 1”, ndërsa tani dyshja janë prindër të një djali.

einxhel shkira dj dagz1

Si një ndër çiftet më të dashura të publikut, shpesh herë ndan detaje nga jeta e tyre. Përgjatë kësaj kohe, ato kanë jetuar herë në Kosovë e herë në Tiranë, por më në fund e kanë ndarë mendjen se ku do të jetojnë përfundimisht.

 

 

Në një intervistë për emisionin “1 Natë”, Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë aty, aq sa do ta vazhdojë atje dhe karrierën e saj.

einxhel shkira

“Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhëtoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.

Duket se në këtë mënyrë, Einxhel ka zgjedhur të heq dorë nga karriera në vendin tonë, për të ndërtuar një jetë të re në Prishtinë, pranë partnerit të saj dhe familjes së tij. Kur Einxhel përfundoi eksperiencën e saj në “Big Brother”, nga produksioni iu premtua një format dedikuar fuqizimit të femrave.

einxhel shkira dj dagz

Megjithatë, ajo dhe Dagz vendosën në përparësi familjen dhe shumë shpejt u bënë prindër. Ndaj edhe planet për televizion mbetën në plan të dytë. E tashmë që Trev është pak më i madh, moderatorja ka vendosur të provojë një rrugëtim të ri në Kosovë.

Por teksa përgatitet të lërë Tiranën, ajo ka rikuperuar marrëdhënien e saj me Beniadën. Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit shkaktoi goxha reagime në publik.

einxhel

Dyshja të cilat krijuan një raport goxha të ngushtë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” 1, pas përfundimit të spektaklit nuk u panë më bashkë. E shpesh herë vajzat tregonin versionet e tyre se përse ato nuk flisnin më bashkë. Por, duket se pas një viti, ish-banoret i kanë lënë pas keqkuptimet mes tyre dhe tani surprizojnë njëra-tjetrën me dhurata.

einxhel-3

Ishte Einxhel ajo që e zbuloi këtë gjë nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku tregonte se Beniada i ka bërë një dhuratë për vogëlushin e saj Trev. “Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri”, shkruan moderatorja krahas videos. Jeta e çiftit është e ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë, prej mëse 1 viti.

E pyetur se ku do të jetojnë pasi të lindë djali i tyre Einxhel u shpreh: “Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi prezentë në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tone”.

einxhel shkira dagz1

Pas propozimit romantik që Dj Dagz i bëri moderatores gjatë festës së “baby shower”-it, Shkira foli dhe për planet e dasmës.

“Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në ‘Big Brother’, sesa jashtë tij. Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër. Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar”, tregoi Einxhel.

einxhel shkira11

Gjatë muajve të parë Einxhel i hodhi poshtë thashethemet se ishte në pritje të ëmbël dhe pse shumë burime vazhdonin ende të tregonin se moderatorja ishte shtatzënë. E pyetur se përse zgjodhi të mos e tregonte se ishte në pritje të fëmijës së parë ajo u shpreh:

“Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të. U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete”.

einxhel shkira3

einxhel shkira4einxhel shkira5einxhel shkira4einxhel shkira6einxhel shkira3einxhel shkira2einxhel shkira9einxhel shkira8einxheleinxhel shkira dagzeinxhel-shkira-dj-dagz5einxheleinxhel, arbri, dj dagz (2)einxhel, arber, dj dagz (14)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panoramaplus.al