Ledri Vula dhe Getoar Selimi janë dy nga reperët më të dashur për publikun shqiptar. Dy vitet e fundit, marrëdhënia mes tyre është krisur dhe për këtë ka një arsye.
I ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, Vula është shprehur se pavarësisht që nuk shihen bashkë, mes tyre tashmë nuk ka hatërmbetje.

“Nuk është që nuk flasim, jetët kanë marrë rrugë të tjetra. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E shoh çfarë bën, edhe ta takoj s’e kam problem. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, njeriu duhet të falë. Nuk është që më ka bërë gjë. Prej atëherë nuk e kam parë të arsyeshme të qëndroj aty, i kam parë si re të zeza edhe kam dashur të largohem prej reve të zeza. Nuk kam asgjë kundër, do të doja t’i shikoja mirë të gjithë këta, Unikkatili-n, Noizy-n…”, tha Ledri.
Ndërkohë kujtojmë se sherri mes dy reperëve nisi në vitin 2017, kur Krenar Çoçaj dhe Ledri u dhunuan fizikisht. Në këtë ngjarje u përfshi edhe Getoari, i cili i doli në mbrojtje partnerit të përfolur të Luana Vjollcës dhe jo reperit.
© Panoramaplus.al
