Jasmina Kadriu dhe Andi Artani i ndanë përfundimisht rrugët e tyre vetëm pak ditë pas daljes nga “Për’puthen”.

Ish-konkurrentët kanë treguar se nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe secili tashmë vazhdon jetën e tij.

Në fillim, të gjithë menduan se ndarja erdhi për shkak të xhelozisë së tepruar të Jasminës, duke iu referuar pjesëmarrjes së Andit në videoklipin e këngëtares, Diona Fona.

E ftuar tek “Shqipëria Live”, Jasmina e ka cilësuar marrëdhënien me djalin nga Kosova si “toksike” dhe se tashmë nuk i bëhet më vonë fare për të.

Ndër të tjera, ajo tha se mënyra si kishte përfunduar lidhja e tyre ishte shumë “fëminore”, pasi Andi i kishte bërë thjesht “block” në rrjete sociale.

“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.

Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar.

Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që ‘po më pyete prapë për këtë gjë, do të të bëj bllok’. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”,- tregoi Kadriu.

Ajo zbuloi se në të ardhmen e afërt do ta shohim me një projekt të ri muzikor. Kohët e fundit, Jasmina është parë nën shoqërinë e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Alesandro, të cilët bashkë me nënën e saj kanë udhëtuar drejt Turqisë.

Nuk dihet nëse mes tyre ka lindur diçka apo çdo gjë ka të bëjë me këngën që Jasmina do të publikojë së shpejti.


