1 Korrik, 2023

Si është tani marrëdhënia e Luizit dhe Kristit? Ish-banori i “Big Brother VIP” flet për herë të parë (Foto)


Dy ish-banorët e “BBV”, Kristi Aliaj dhe Luiz Ejlli gjatë qëndrimit në këtë shtëpi kanë pasur një raport miqësie herë me ulje dhe herë me ngritje.

Ndonëse dyshja ka kohë që ka dalë nga ky reality show mesa duket marrëdhënia e tyre është e njëjtë dhe këtë gjë e ka treguar vetë Kristi teksa ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij.

Së fundmi ai iu kërkoi ndjekësve të tij që ti bëjnë pyetje, ndërsa një ndër ta e e ka pyetur se ‘çfarë mendon për Luizin tani që je jashtë’, teksa ish-banori i është përgjigjur që ka të njëjtin që ka pasur në shtëpi për këngëtarin.

Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shkruar Kristi.

Mirëpo pyetjes së fansit ‘a të rreh zemra për dikë’, ai është shprehur që ‘po’.

Megjithatë nuk dihet nëse Kristi e ka dhënë këtë përgjigje me shaka apo me të vërtetë ai ka rënë në dashuri.

© Panoramaplus.al