Astrologia e njohur Meri Shehu së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Dancing With the Stars Fun Club”, ku ndër të tjera ka bërë parashikimin e 15 cifeve të spektaklit të kërcimit.

Lidhur me këtë moderatorja e këtij programi, Kiara Tito e ka pyetur Merin për shenjën e saj të horoskopit dhe të partnerit të saj Luiz Ejllit.
“Si është si kombinim Bricjap i ftohtë me një Gaforre të ndjeshme?”, pyeti Kiara, ndërsa Meri tha se dyshja përbëjnë kombinimin më perfekt për çift.
“Dy shenja aq të kundërta me njëra-tjetrën përbëjnë kombinimin më perfekt për cift, si për të kërcyer, për tu martuar ashu edhe për të bashkëpunuar. Dy të kundërta plotësojnë njëra-tjetrën, nuk e përjashtojnë. Për Bricjapin, Gaforrja është zjarri. Bricjapi është thjesht oxhak, Gaforrja duhet të djegë tek oxhaku atë punën e vet. Duhet një natë dimri të tregoj për këto dy shenja.”– tha astrologia.
© Panoramaplus.al
